Report TV - Shehu: Strategjia e qeverisë po shkatërron totalisht shëndetësinë

  • 6 years ago
Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e qeverisë Berisha, Tritan Shehu, listoi disa nga problemet kryesore në sistemin e shëndetësisë. I ftuar në Report Tv, Tritan Shehu deklaroi se sistemi shëndetësor sot vuan nga një varfëri e thellë, numri i vogël i mjekëve dhe numri i vogël i shtretërve për të sëmurët.

Shehu akuzoi dhe qeverinë në lidhje me financimin, duke thënë se nuk jep asnjë rrugë si do të përmirësohet, si do të zgjidhet numri i mjekëve dhe i specialiteteve.
?Problemet në sistemin shëndetësorë: Varfëria e thellë, numri i vogël i mjekëve, numri i vogël i shtretërve. Nga ana e financimit nuk jepet asnjë rrugë si do të përmirësohet, si dhe zgjidhet numri i mjekëve dhe i specialiteteve. Po kërkohet të maskohet varfëria e thellë dhe po dëmtohet rëndë kujdesi ndaj qytetarit. Çdo spital i del për zot vetes së tij, ndërsa shteti siguron fondet. Nuk e zgjidh shteti këtë gjë, duke çuar specialistë në periferi, gjë që jo vetëm dëmton qendrën, por as nuk zgjidh gjendjen në periferi. Këto mënyra më kujton komunizmin?, tha Shehu.

Recommended