Report TV - Procesi ndaj Shullazit, ballafaqohet dëshmitari i mbrojtur

  • 6 years ago
Procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë është zhvilluar me kryerjen e tre ballafaqimeve të dëshmitarëve Ylvi Beqja biznesmen,ish-shoferit të tij Romeo Tarja, kunatit të Ylviut, Besnik Musaj dhe noteres së Durrësit Aida Spahiu. Seanca e ballafaqimit të këtyre dëshmitarëve është shoqëruar me debata të forta mes prokurorëve, vetë dëshmitarëve, avokatëve mbrojtës dhe të 5 të pandehurve që ndodheshin në sallë, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja.

Gjatë seancës gjyqësore i pandehuri Emiljano Shullazi bëri me dije se në seancat e radhës do sjellin dëshmitarë dhe përgjime që tregojnë se kush nga prokurorët ka mësuar dy dëshmitarët e mbrojtur nga prokuroria Ylvi Beqja dhe Besnik Musaj, që të dëshmojë kundër tyre. ?Kemi prova padiskutim. Kemi dëshmitarë dhe përgjime që kush nga prokurorët e ka mësuar që të dëshmojë. Do dalin emra po jua them? do vinë dëshmiratët dhe do jua thonë se si janë manipuluar këta dëshmitarë?- ka deklaruar i pandehuri Shullazi në sallën e gjyqit.

Recommended