Report TV - Votimi elektronik, Lu: Nëse e doni filloni që tani, në verë është tepër vonë

  • 6 years ago
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u shpreh gjatë konferencës për teknologjinë në zgjedhje, se politika duhet të marrë një vendim sa më shpejt tani për futjen e teknologjisë në zgjedhjet lokale të 2019.

Lu tha se për të zgjidhur problemet e zgjedhjeve të kaluara, Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet e OSHE-ODIHR. "Në zgjedhjet e kaluara në SHBA u votua përpara kompjuterit, disa votuan me letra. Mamaja ime ka qenë pjesë e komisionit të zgjedhjeve, është shumë e zgjuar. Ka qenë programuese kompjuterike për shumë vite dhe e njihte teknologjinë. Kur ajo dhe kolegët prezantuan këtë teknologji ishte i ngadaltë, zhgënjyes dhe krijonte konfuzion. Jo se makineritë ishin të ngadalta, por njerëzit kishin dyshime, kërkonin arsimim, sidomos të moshuarit të cilët nuk kishin rehati kur votonin me makineri. Problemi sot është hakerimi. Gjatë zgjedhjeve në SHBA kemi parë hakerim.

Çfarë këshille kemi për shqiptarët? Në 2013 u përpoqëm për një projekt pilot për numërimin e votave, kishte identifikim elektronik në Tiranë, edhe pse filloi një vit përpara zgjedhjeve, kishte probleme me të dhënat, me ID dhe zbatimin dhe vonesa. Këto projekte pilot u anuluan përpara zgjedhjeve. Nëse shqiptarët vendosin të ndjekin një projekt pilot për 2019, do të identifikohen financimet, mekanizmat tani. Nëse prisni verën e ardhshme, do jetë dështim.

Recommended