Report TV - Romana Vlahutin pas takimit me ministrin Fatmir Xhafaj

  • 6 years ago
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin zhvilloi një takim këtë të mërkurë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

?Mësohet se në fokus të bisedës ka qenë Vettingu në Policinë e Shtetit, një proces ky i cili ka nisur dhe efektivët e policisë kanë dhënë deklarimet e para përpara komisionit që do bëjë verifikimet. Vettingu në polici është një operacion i cili do zhvillohet në asistencë të plotë me BE. Ndërkohë, takimi vjen në një kohë kur politika është mbërthyer nga polemika të ashpra sa i takon zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm. Si SHBA ashtu edhe BE përmes përfaqësuesve të tyre në Tiranë kanë shprehur se Kuvendi duhet të veprojë sipas Kushtetutës, për të zgjedhur pasuesin e Adriatik Llallës i cili do qëndrojë në detyrë me një mandat të përkohshëm. Ndërsa nga ana tjetër, opozita pretendon se Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri nga KLP.

Recommended