Report TV - 'Ligjet', ndërpresin seancën për 15 minuta, mungon opozita

  • 6 years ago
Ka nisur seanca dëgjimore te komisioni i Ligjeve për shtatë kandidatët për Kryeprokuror të përkohshëm të Republikës.

Në këtë mbledhje mungojnë deputetët e opozitës. Për këtë shkak, që në nisje të seancës, kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja si dhe anëtarja socialiste, Vasilika Hysi, kërkuan 15 minuta pushim, në mënyrë që komisioni të komunikojë me përfaqësuesit e opozitës. Manja lexoi emrat e kandidatëve në garën për Kryeprokurr si Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koca, Granit Shahu, Ermira Tafani dhe Artur Selmani.

Recommended