Report TV - Ministria e Financave nuk parashikon shpërblim për policët dhe mësuesit

  • 6 years ago
Mësuesit dhe Policët duket se nuk do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit. Ministria e Financave i tha zyrtarisht gazetës ?Shqiptarja.com?, se deri më tani nuk është parashikuar shpërblim për këto kategori.

Mësuesit

Për mësuesit duhet një fond i konsiderueshëm për të dhënë shpërblimin për festat e fundvitit, për shkak se bëhet fjalë për më shumë se 36 mijë arsimtarë. Për këtë shkak thanë burimet nga Ministria e Financave, nuk është parashikuar ende shpërblimi, pas mungojnë fondet.

Për këtë arsyje ekspertët e financave po mendojnë shpërblimin e mësuesve më të mirë gjatë 2017-së, për t?ju dhënë një pagë. Edhe një vit më parë qeveria shpërbleu vetëm 400 mësuesit më të mirë në të gjithë vendin.Policët

Më shumë se 11 mijë polic nuk do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Gazeta u interesua pranë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, ku dy inctitucionet thanë se nuk është planifikuar ndonjë shpërblim për uniformat blu.

Burimet nga Ministria e Financave sqarojnë se nuk është parashikuar shpërblim për policët në fondin prej 1.8 miliardë lek, i cili do shkojë për dhënien e 3 mijë lekëve, pensionistëve dhe shtresave në nevojë.

Edhe Ministria e Brendshme nuk ka bërë propozim për t?ju dhënë pagë shtesë ose shpërblim oficerëve të Policisë për festat e fundvitit. Ashtu si një vit më parë pritet të marrin shpërblim vetëm policët që janë vlerësuar me certfikata për shërbime të dalluara.

Recommended