Aksident i frikshem ne mes te Tiranes

  • 6 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën ?Bardhyl? pranë Brrylit në Tiranë mëngjesin e sotëm. Sikurse duket nga pamjet, në aksident është përfshirë një automjet tip ?Mercedes-Benz C-Class? i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse në anë të rrugës. Mësohet se nga aksidenti pësoi dëmtime jo serioze drejtuesi i mjetit. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe të zjarrfikëses. Këto të fundit kanë ndërhyrë për të hapur dyert e automjetit pasi ishin bllokuar nga përplasja e fortë. Ndërkohë, grupi hetimor nisi punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Rreth orës 08:00, aty shkoi edhe karroatreci për të marrë mjetin e dëmtuar. Ky aksident shkaktoi bllokim të trafikut, duke krijuar radhë të gjata të automjeteve.

Recommended