Ora News- “Luftë” në rrugët e Athinës mes anarkistëve dhe forcave të policisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Athinë janë shënuar përsëri përleshje midis grupeve të të rinjve anarkistë dhe policisë.

Në përleshjet që vazhduan deri në orët e para të së mërkurës, anartkistët ishin ngujuar në oborrin e Universitetit Polititeknik, fare afër sheshit Omonia. Në bazë të ligjit policia nuk ka të drejtë të ndërhyjë në ambientet universitare.

Por edhe nga rrugicat përreth, të rinjtë kanë sulmuar patrullat e policisë duke i gjuajtur me bomba molotov, shashka, por edhe me gurë e copa mermeri.

Policia është përgjigjur me përdorimin sporadik të gazit lotsjellës.

Për disa orë, në rrugën para Universitetit politeknik u ndërpre qarkullimi i mjeteve.

Policia njofton se nuk ka pasur arrestime apo shoqërime.

Incidentet e fundit shënohen vetëm pak ditë pas përleshjeve masive dhe vandalizmave që shoqëruan përkujtimin e 9 bjetorit të vrasjes së adoleshentit Aleksandros Grigoropoulos.

Për ato incidente ishin arrestuar 11 persona, mes të cilëve edhe një i ri shqiptar i moshës 18 vjeç.

Të martën, më 12 dhjetor, prokuroria vendosi masën e paraburgimit për dy prej të arrestuarve, me moshë 36 dhe 20 vjeç, ndërsa të tjerët u lanë të lirë, duke iu vendosur si masë detyrimin e paraqitjes një herë në muaj në komisariatin e policisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lufte-ne-rruget-e-athines-mes-anarkisteve-dhe-forcave-te-policise

Recommended