Report TV - Manastirliu:Gati plani për spitalet, ngrihet sistemi i patronazhimit

  • 6 years ago
Ministria e Shëndetësisë prezantoi sot strategjinë e Shëndetësisë 2020 në ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal. Ministrja u ndal dhe te shërbimet e reja që do të implemetohen në vitin 2018.

Plani për spitalet universitare, që të nisin zbatimin e sistemit të patronazhimit dhe bashkëpunimin me spitalet rajonale në vend është gati. Lajmi u dha nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, gjatë strategjisë së Shëndetësisë 2020 në ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal.

?Asnjë spital nuk do të dërgojë pacientë direkt në spitalet universitare, pa ndjekur sistemin e brendshëm referimi dhe pa u konsultuar me mjekët e shërbimit terciar.

Konsultat do te kryhen përmes sistemeve si telemjekësia, përjashtuar këtu rastet urgjente, të përcaktuara qarte në protokollet e miratuara,?shpjegoj Manastirliun.

Lidhur me urgjencën e zemrës, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se brenda vitit 2019 trajtimi i rasteve synohet të shtrihet në Spitalin Shefqet Ndroqi dhe Spitalin e Shkodrës.

?Gjatë 2018 do të hapim hemodinamikën në spitalin e Fierit për të mbuluar zonën e jugut te vendit, duke krijuar kështu një hartë të re të shërbimeve të kardiologjisë invasive publike?.

Recommended