Bushati në Bruksel për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në njw drekë pune në Bruksel, me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së.
Ai vlerësoi mbështetjen e unionit dhe nënvizoi se arritjet e deritanishme të Shqipërisë në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian, përbëjnë një bazë të shëndoshë për punën e mëtejshme për negociatat e anëtarësimit.

Së bashku me ministrant e vendeve antare të BE dhe vendeve candidate, sot diskutuam për prespektivën e zgjedhurimit. Jam I gezuar sepse u rikonfirmua një mbështetje e qartë për politikën e zgjerimit?Natyrisht puna nuk ka përfunduar, I gjithë ky motivim që vjen nga ana e vendeve antare në BE, duhet të nxisë të gjithë forcat politike parlamentare për të vijuar më tej me reformat, për të zbatuar më tej reformën në drejtësi në tërësinë e saj në mënyrë të plotë dhe për të hequr të gjitha pengesat që vijnë në këtë drejtim, sepse procesi I vendimarrjes për fillimin e bisedimeve për antarësimin në BE, është dhe duhet të përbëjë një përparësi kobëtare dhe duhet të dalë mbi ccdolloj sherrnaje politike dhe paragjykimi partiak.
Bushati theksoi se Shqipëria e konsideron 2018-wn, si një vit të rëndësishëm edhe për rajonin.
Ndërkohë, ministrat e Jashtëm vlerësuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave dhe nënvizuan rëndësinë e rezultateve në reformën në drejtësi për ecurinë e integrimit evropian të vendit.

Recommended