Report TV - Shqipëria nuk zbaton vendimet e drejtësisë italiane

  • 6 years ago
Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando në një intervistë për Report Tv gjatë vizitës në Shqipëri kërkoi nga Tirana zyrtare që të zbatojë vendimet në mungesë nga drejtësia italiane. Ai u shpreh se vendimet në mungesë nga drejtësia italiane duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare.
?Ne sot kemi vendosur kushtet që të rifillojë ky diskutim nga njëra anë për te ecur përpara sepse ka pasur gjithnjë vështirësi nga pala shqiptare për të kryer transferimin e të dënuarve edhe për shkak të mbipopullimit të burgjeve që është karakteristike me burgjet shqiptare.

Nga ana tjetër sipas një marrëveshje firmosur disa vite më parë që do të bënte të mundur transferimin më të shpejtë të të dënuarve ne këmbim të një strukture që më pas u realizua në Shqipëri fatkeqësisht kjo strukturë u ndërtua por transferimi i të burgosurve shqiptarë nuk ishte brenda pritshëmrive tona.

Recommended