"Kryeprokurori", Rama i shtrin dorën për herë të tretë Bashës: Merr përgjegjësinë e opozitës

  • 6 years ago
"I lutem shumë Lulzim Bashës, ta dëgjojë këtë mesazh dhe të marrë përgjegjësinë e opozitës në drejtimin e duhur që është drejtimi i çeljes së egociatave për anëtarësim".

Ky ishte apeli i kryeministrit Edi Rama drejtuar shefit të opozitës, Lulzim Basha për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama tha se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur kreun e ri të organit të akuzës, por kërkon bashkëpunimin e opozitës për një pakt edhe për çeljen e negociatave me BE-në. Sipas Ramës, Shqipëria është shumë pranë negociatave dhe zgjedhja e kryeprokurorit do shërbente si një shtysë e fortë në këtë drejtim që është interesi kombëtar.

Recommended