Report TV - 3 krerë partish fshehin paratë e shpenzuara në fushatë/Emrat

  • 6 years ago
Merr të tjera përmasa fshehja e shpenzimeve dhe e burimit të parave të hedhura në fushatë nga partitë politike në Shqipëri. Partia Demokratike nuk është subjekti i vetëm politik, i cili nuk ka deklaruar një pjesë të parave të shpenzuara, për llogari të zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit 2017. Krerët e tre partive parlamentare dhe jo parlamentare nuk kanë deklaruar asnjë transaksion, të ardhura nga fondet publike apo jopublike, dhurata, hua apo shpenzim të çfarëdolloj natyre pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për fushatën për zgjedhjet parlamentare.

Ata janë kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, kryetari i SFIDA-s, Hektor Ruci, por që kjo parti identifikohet me Gjergji Bojaxhi si dhe kryetari i Aleancës Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj. Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve konfirmuan për Shqiptarja.com, se tre subjektet në fjalë jo vetëm kanë tejkaluar afatin që ishte në 25 shtator, por ende nuk kanë paraqitur pranë KQZ raportin financiar të fushatës. Nga 18 parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 qershorit, afatin ligjor për dorëzimin e raporteve financiare në KQZ nuk e kanë respektuar 10 parti, nga të cilat tre parti, sipas KQZ, vijojnë të mos deklarojnë asnjë shpenzim.

Recommended