Ora News – Reforma në drejtësi, Visha: Mjerë ai që shkon në duart e gjyqtarëve sot

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati Saimir Visha i ftuar në ?Tonigh Ilva Tare? në Ora News thotë se gjyqtarët janë të frikësuar aktualisht për shkak të reformës në drejtësi, duke shtuar se aktualisht, drejtësia po kalon në momentin më të keq.

Visho: Do të kishte zëvendës prokuror, nuk do të kishte një prokuror të përkohshëm. Këtu është gjithë problemi. Ajo që është më shqetësuese sot është që janë prishur urat ose marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ligjzbatuese. Do të thotë policia nuk bashkëpunon me prokurorinë, prokuroria me gjykatën, gjykata me shkallët e tjera.

Tare: Policia nuk bashkëvepron se nuk do apo nuk ka bashkëpunim me prokurorinë?

Visho: Mungesa totale e institucioneve ka bërë që dhe vetë organet ligjzbatuese që është polici, prokurori, gjykatë po veprojnë në mënyrë të pavarur sepse nëse do kishim organet, të cilat do të ishin ngritur tashmë, do të kishim mirëfunksionim dhe bashkëveprim të të gjitha institucioneve. Në rastin konkret kemi çorientim, jo vetëm të institucioneve por edhe vetë subjekteve që janë gjyqtarë e prokurorë. Jemi në momentin më të keq që po kalon sistemi i drejtësisë sot sepse të gjithë po mundohen nëse kanë gabuar diku si gjyqtarë apo prokurorë në vendimmarrje. Sot kanë kaluar në ekstreme. Mjerë ai që shkon në duart e gjyqtarëve sot sepse gjyqtarët nuk po japin një pafajësi. Thonë ç?më duhet, do më zërë vetting. Nuk e ka të sigurt vendin e punës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/reforma-ne-drejtesi-visha-mjere-ai-qe-shkon-ne-duart-e-gjyqtareve-sot

Recommended