Vlorë, dëshmitarët rrëfejnë momentin kur nxorën nga makina e shpërthyer djalin e biznesmenit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shumë dëshmitarë kanë parë makinën që ka shpërthyer për shkak të një sasie të dyshuar eksploziv në lagjen Isa Boletini në qytetin e Vlorës.

Automjeti tip Jeep drejtohej nga Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni.

Gazetarja e Ora News Jerola Ziaj informon se makina ka shpërthyer sapo kishte dalë nga lavazhi rreth orës 10:30 minuta

Nga shpërthimi makina ka bërë një trajektore prej gati 100 metra dhe më pas është përplasur me një mjet tjetër.

Ata që kanë ndihmuar djalin të dilte nga makina kanë thënë se i riu kishte plagë të rënda në të dyja këmbët.

Mësohet se 25 vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale

Gazetarja e Ora Neës informon se makina nuk ka qenë në pronësi të 25 vjeçarit por të një personi tjetër.

Pritet që policia të dalë me një deklaratë lidhur me ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/vlore-deshmitaret-rrefejne-momentin-kur-nxoren-nga-mamika-e-shperthyer-djalin-e-biznesmenit

Recommended