Ora News – Familja me 4 anëtare jeton në skamje, Qendra Kombëtare e Biznesit i vjen në ndihmë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Boom? në puntatën e kësaj të premteje ka trajtuar historinë e një familje e cila jeton në varfëri ekstreme.

Bëhet fjalë për familjen e Hekuran Koronit nga fshati Muçaj në Vorë, i cili bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët 8 vjeç dhe 11 muajsh jetojnë me ndihmë ekonomike prej 50 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ata janë të papunë dhe nuk kanë shtëpi. E vetmja strehë është kjo banesë e pasuvatuar, pa instalime elektrike dhe hidraulike dhe me tualet përjashta, të cilën ia ka dhënë dikush përkohësisht.

Dritaret e banesës në vend të xhamave kanë plasmas dhe të vetmet orendi që kanë janë soba me dru dhe disa mobilje të vjetra, të cilat ia kanë faluar.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/boom-familja-me-4-anetare-jeton-ne-skamje-qendra-kombetare-e-biznesit-i-vjen-ne-ndihme

Recommended