U shkarkuan me një deklaratë publike një ditë më parë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, por kolgët e tyre në shenjë solidariteti kanë ndërprerë punën ditën e enjte dhe kanë kërkuar një takim me ministren e Drejtësisë.
Kamera e Ora News ishte pranë zyrave të Hipotekës, por asnjë nga specialistët nuk ka pranuar të flasë.
Ministrja e Drejtësisë është pyetur për këtë çështje në Komisionin e Ekonomisë, duke thënë se të njëjtin fat do të kenë të gjithë ata që do të shkelin ligjin.
Tabaku: Sapo më informojnë se punonjësit e Hipotekës janë në grevë të përgjithshme, nuk e di cfarë ka ndodhur, por të gjitha zyrat e Hipotekës sot janë të pezulluara.
Shehaj: Në momentin që fillon një ministër, një drejtues të marrë masa për shkeljet që kanë bërë punonjësit e Hipotekës fillojnë ngrihen.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/punonjesit-e-hipotekes-ne-greve-shkarkimin-e-dy-kolegeve
Be the first to comment