Ora News – Çollaku: Dy rastet e mëdha të drogës që mbajnë peng Ramën tek Tahiri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Basri Çollaku i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, thotë se janë dy aksione të mëdha kundër drogës që mbajnë peng kryeministrin Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Ai përmend aksionin kundër laboratorit të kokainës në Xibrakë ku tashmë janë dënuar si dhe avionin me drogë

Çollaku: Ka shumë më tepër përgjime. Edhe për kryeministrin aktual ka përgjime. Çështja e Xibrakës është çështje e pambyllur dhe është një nga çështjet që mban peng kryeministrin me ish-ministrin e Brendshëm. Çështja tjetër ishte rrëzimi i avionit në Ishëm ku mes ish-ministrit dhe kryeministrit të vendit ka një aferë. Të paktën këto dy ngjarje i lidhin ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin në mënyrë të pazgjidhshme. Ose ikin bashkë ose rrinë bashkë. Qëndrimi i tyre radikalizon dhe e thellon krizën në këtë vend në raport me drejtësinë. Ndërsa largimi është i përbashkët pasi edhe veprat që ata kanë konsumuar...kryesisht ka qenë fal kontributit të partnerëve.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/collaku-dy-rastet-e-medha-te-droges-qe-mbajne-peng-ramen-tek-tahiri