Partizani rigjeti buzëqeshjen në kampionat. Fitorja ndaj Kukësit i dha moralin e humbur "demave" të cilat tashmë kanë fituar dozat e duhura të optimizmit.
Një ikonë e kësaj skuadre në të shkuarën, aktualisht trajner në Akademinë e Partizanit Ledio Pano ka analizuar në studion e "Ora Sport" ecurinë e "të kuqve" duke shtuar se ky ekip nëse kryen një merkato të goditur në Janar ka ende shpresa për titull pavarësisht distancës prej 13 pikësh me Skënderbeun.
Pano gjithashtu u ndal tek ndryshimet mes Iulianos e Starovës, ku nuk i kurseu kritikat për teknikun italian që drejtoi kryeqytetasit për 3 muaj e gjysmë, teksa shtoi se "Bobi" është njeriu i duhur në këtë moment.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pano-besoj-ende-tek-titulli-iuliano-nuk-lexonte-lojen
Be the first to comment