Ora News – Të gjithë përballë e kundër të gjithëve në gjyq për hotel "Vollgën"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesmeni Ylvi Beqaj do të paraqitet sërish në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin ndaj Emiljano Shullazit, por këtë herë për tu ballafaquar me noteren Aida Spahiu dhe shoferin e tij Besnik Musai. Ballafaqimi u kërkua si nga prokuroria dhe nga gjykata në lidhje me mënyrën se si është firmosur kontratat për ish hotel Vollgën.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe avokatëve të Shullazit për kryerjen e tre ballafaqime në gjykatë për të zbardhur më shume detajet rreth kontratës se shitjes së ish hotel Vollgës ne Durrës.

Ballafaqimet do të kryhen mes biznesmenit Ylvi Beqaj me shoferin e tij Romeo Tarja si dhe Besnik Musait ish shoferi i Beqajt dhe noteres Aida Spahiu e cila do të ballafaqohet edhe me Ylvi Beqajn.

Gjykata ka pranuar ballafaqimet mes noterëve dhe dëshmitarëve të mbrojtur për të sqaruar mënyrën si u bë kontrata për Vollgën tek noteri dhe nëse biznesmeni Beqaj është kërcenuar nga Shullazi.

Ndërkohë palët debatuan n? lidhje me kërkesën e prokuroris? p?r të lejuar leximin e deklarimeve të dhëna nga Jani Zaka, edhe ky nje nga dëshmitarët që ka akuzuar shullazin.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/te-gjithe-perballe-e-kunder-te-gjitheve-ne-gjyq-hotel-vollgen

Recommended