Siguria e jetes, policia aksion ne rruget e kryeqytetit

  • 6 years ago
Policia Rrugore e Tiranës, gjatë 12 orëve të fundit ka dalë në rrugët e kryeqytetit me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në një njoftim për mediat, sqarohet se gjatë fundjavës janë organizuar pika kontrolli të lëvizshme në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të Tiranës, si dhe në akset rrugre të brendëshme të qytetit.

Kontrollet kanë konsistuar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët:

? drejtojnë automjetin nën efektin e akoolit apo në gjendje të dehur.

? qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

? nuk përdorin rripin e sigurimit.

? që përdorin celularin duke rejtuar automjetin.

? që shkjelin semaforin.

? apo që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, apo pa kontroll teknik të mjetit, etj.

4 shoferë që i jepnin makinës në gjendje të dehur dhe 1 tjetër që nuk kishte patentë janë arrestuar.

Policia sqaron gjithashtu se janë pezulluar 31 patenta për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, konkretisht:

? 12 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara

? 19 Leje Drejtimi të pezulluara për alkool.

Gjithashtu janë vendosur 41 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit, si dhe 19 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 14 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 8 për shkelje të semaforit, 11 për mungesë kontrollit teknik, si dhe 15 masa të tjera të ndryshme.

Janë bllokuar 6 mjete për debi, 2 masa për xhama të errët.

Më tej, në njoftim policia thotë se gjatë kontrolleve në pika të ndryshme, efektivët rrugorë kanë evidentuar dhe kaë falenderuar shumë drejtues mjetesh të cilët nuk kishin konsumuar alkool, përdornin rripin e sigurimit dhe qarkullonin me shpejtësi brenda normave të lejura. Policia Rrugore e Tiranës do vijojë kontrollet e pandërprera me qëllimin e vetëm: sigurinë e jetës./tvklan.al

Recommended