Ora News – Hila për kërcënimin: Media po mbytet, kthim pas në vitet ’96-‘97

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Marr shkas nga një kërcënim i fundit ndaj tij nga kreu i Emergjencave Civile për një status në fb, analisti dhe moderatori i emisionit ?Arena? Dritan Hila e sheh shqetësuese frymën antimedia. Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Hila tha se ka një fushatë prej më shumë se një viti të kryeministrit për të delegjitimuar median.

Dhe e gjithë kjo klimë sipas tij është frymëzim për funksionarë të shtetit por edhe njerëz të krimit për të parë gazetarët si target i lehtë për sulm.

Hila: Është një diçka që nuk doja të ndalesha shumë në faktin personal, duke u nisur nga predispozita që nëse një personhazh publik është i kërcënuar, kërcënohet dhe bën të ditur, imagjinoni pastaj sa guxim do të ketë një njeri i thjeshtë për të denoncuar një kërcënim që i bëhet nga një zyrtar publik. Duke nisur nga një status në fb, të arrihet pastaj të kërcënohet ai që bën statusin nga një njeri që është një funksionar i lartë shtetëror. Pavarësisht se ne e marrim pak si qesharake këtë Emergjencat Civile, por Emëergjenta Civile në çdo vend serioz të botës është kryeministri i vendit në rast fatkeqësish natyrore. Dhe për një status të thjeshtë në fb ku citohej shumë shkarazi personazhi, qëllimi i statusit ishte të rriste ndjeshmërinë e qeverisë shqiptare për fatkeqësitë natyrore që tashmë kanë prekur fqinjët tanë Greqinë dhe Italinë. Pastaj kalojmë në kërcënimin por kjo pak e rëndësishme. Problemi është tek fryma që është krijuar kundër medias, kemi një fushatë të paktën një vjeçare të kryeministrit që i konsideron mediat kazanë, ky është titulli i librit të sharjeve të tij të cilat fillojnë që nga gazetarët: janë gënjeshtarë, gazetarët janë të komprometuar, gazetarët marrin rroga të mëdha. Loz me populizimin njeriu që shpërndan miliona euro tendera me PPP miqve dhe shokëve të tij dhe i bën përshtypje rroga e gazetarëve. Gazetarët mashtrojnë, nuk shohin realitetin dhe të gjitha këto e bëjnë gazetarin njeri të së keqes.Për publikun është njeri jo i besueshëm ndërsa njerëzve që janë të rreshtuar në krah të tij, funksionarë shtetërore, halabakë, njerëz të krimit dhe hashashit e shohin gazetarin si target të lehtë për tu goditur. Kishte vite pa ndodhur që të kishte një rigjallërim të sulmeve ndaj njerëzve të medias, ndoshta që nga ?96-?97 ku mori fund qeveria Berisha e parë. Është një mbytje e medias.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hila

Recommended