Ora News - Tirana feston 73-vjetorin e çlirimit, Veliaj: Të frymëzohemi nga historia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përkujtohet 73 vjetori i çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministra, deputetë, përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të kësaj dite dhe sakrificës që mijëra të rinj dhe të reja bënë për çlirimin e kryeqytetit.

Në shenjë mirënjohje dhe nderimi, për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës, si dhe për ata qindra të tjerë që u bënë pjesë e luftës antifashiste, në monumentin e ?Ushtarit të Panjohur? u vendosën kurora me lule.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për sakricat dhe veprën që të rinjtë dhe të rejat bënë për çlirimin e kryeqytetit, dhe njëkohësisht familjet tiranase që hapën dyert e mikpritjes. Sot, tha ai nuk është nevoja të japësh jetën për vendin por kontributin e tij.

?Sot nuk kërkohet nga askush të japë jetën për vendin, në momentin që ne jetojmë në një kohë paqe, por sot kërkohet nga secili që të japi një kontribut për vendin. Shqipëria ende si në kohë të luftës, ne jemi prapë të ndarë në dy kategori, një kategori që jep mend për kohën, si bëhen gjërat dhe një kategori që atëherë merrte armën për të luftuar dhe sot në fakt merr angazhim për të punuar. Unë i ftoj të gjithë le të jemi tek kjo kategoria e dytë dhe në dallim nga ata që u kërkohej të jepnin jetën, sot na kërkohet të japim një kontribut, secili për qytetin e vet, për rrugën e vet, për mëhallën e vet, për komunitetin e vet?, theksoi ai.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/tirana-feston-73-vjetorin-e-clirimit-veliaj-te-frymezohemi-nga-historia-cdo-qytetar-te-kontribuoje-vendin

Recommended