Report TV - 'Xibraka', Apeli ul dënimet, ja sa vite burg do vuajë Ermal Hoxha

  • 6 years ago
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ulur dënimet e grupit të ashtuquajtur ?Xibraka?, pasi ka pranuar gjykimin e shkurtuar të kërkuar nga anëtarët e bandës në fjalë.
Më parë shkalla e parë e kësaj gjykate, e kishte refuzuar një kërkesë të tillë. Shkalla e parë e krimeve të rënda dënoi 9 anëtarët e bandës së kokainës me 105 vite burg, ndërsa Apeli i Krimeve të rënda ka vendosur dënimin e tyre në total me 63 vite burg, duke zbritur kështu jo pak por 38 vite nga dënimi i mëparshëm.

Mes të dënuarve që përfiton ulje është edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Nga 10 vite burg që dha shkalla e parë e krimeve, Ermal Hoxha dënohet përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burg. Ulje të dënimit kanë përfituar edhe dy kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno nga 12 në 8 vite burg. Ndërsa për Genc Xhixhës, në arrati, i cili dyshohet si koka i grupit të kokainës i janë zbritur rreth 5 vite burg, duke u dënuar me 8 vite e 8 muaj nga Gjykata e Apelit.

Recommended