Report TV - 'Kapllanaj', Biba: Shumica ​e KQZ në paligjshmëri, u shkel ligji

  • 6 years ago
Partia Socialiste pretendon se ka një provë të re që konfirmon se kryetari i KQZ-së, Klement Zguri meriton shkarkimin. Deputetja Klotilda Ferhati thotë se Zguri ka falsifikuar materialet e mbledhjeve të këtij komisioni, duke përforcuar bindjen e shumicës se ai duhet shkarkuar.
Rasti është denoncuar fillimisht nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba në rrjetet sociale. Por cila është kjo provë e re dhe si kanë rrjedhur ngjarjet.

Në datën 03 nëntor KQZ u mblodh me propozim te dy anetareve Denar Biba e Bledar Skenderi, me propozim qe KQZ te vendoste "Te shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të Bashkise Mallakastër, z.Agron Kapllanaj". siç duket në këtë dokument. Siç shihet dhe nga video regjistrimin e atij çasti te mbledhjes, ky projektvendim rrëzohet.

Por çfarë shkruhet në vendimin e zbardhur nga KQZ-ja mëngjesin e kësaj të mërkure? Sic shihet nga dokumenti, vendimi i miratuar nuk përputhet me atë të rrëzuarin në zbatim të përpikmërisë së kërkesës.

Nga rregjistrimi del qarte se i vetmi vendim i marre nga KQZ ishte "rrezimi i propozimit" te dy anetareve, ndërsa të mërkurën anëtarët kanë pasur përpara një tjetër përmbajtje: "Vazhdimin e mandatit te z.Agron Kapllanaj, Kryetar i Bashkise Mallakaster".

?Ky vendim eshte krejtesisht fallsifikim i rrethanave te mbledhjes se dates 03.11.2017. Ky vendim nuk eshte marre kurre ne nje mbledhje publike, apo sipas procedurave te parashikuara nga ligji. Gjithkush mund te bindet lehte duke pare rregjistrimin e mbledhjes. Me keto veprime, shumica e KQZ po shkon nga paligjshmeria ne paligjshmeri!?-thotë Denar Biba në Facebook. Të njëjtin qëndrim mban dhe Klotilda Ferhati, e cila, pas argumenteve, përforcon qëndrimin e partisë së saj.

Recommended