BOOM: Kartelat shëndetësore të të burgosurve të sëmurë në Peqin mbushen fiktivisht (13 nëntor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ankesë e ardhur nga dënuari Edmond Mustafaj në redaksinë e emisionit investigative ?BOOM? në RTV Ora News, për shkak të mosmarrjes së medikamenteve, pavarësisht se shënoheshin në kartelën e tij mjekësore, ka nxjerrë në pah një problematikë të thellë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

I dënuari vuan nga tre sëmundje njëkohësisht: Astmë bronkiale, veshkat dhe prostatë, e megjithatë ai është mbajtur me ditë në izolim.

Letra e të burgosurit për redaksinë ?BOOM?

"Unë që ju dërgoj këtë letër jam i dënuar Edmond Mustafaj dhe ndodhem në burgun e Peqinit. Në lidhje më këtë po ju sqaroj si më poshtë: Jam i sëmurë kronik, në kartelën time mjekësore janë zhdukur dhe janë grisur disa vizita po ashtu dhe mjekimi kronik i viti 2015 nuk gjendet i regjistruar në kartelë. I jam drejtuar edhe mjekut por ai më tha se për këto mban përgjegjësi vetëm kartelistja se ajo i ka në dorëzim. I jam drejtuar përsëri infermieres por ajo më ka kërcënuar duke më thënë se po erdhe përsëri do të transferoj nga ky burg. Madje kjo infermiere më ka çuar në ambientet e izolimit në bashkëpunim me shefin e regjimit. Prej tre muajsh ndodhem këtu, i jam drejtuar edhe Drejtorit të burgut të Peqinit por edhe ky nuk e zgjidhi. I jam drejtuar edhe ish-Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani po ashtu edhe ai nuk ktheu përgjigje. I jam drejtuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe ata erdhën, verifikuan për zhdukjen e tyre nga kartela.Ju drejtuan Drejtorisë së Burgjeve për këto dhe thanë se do të merren masa por nuk u mor asnjë masë për këta punonjës. Po në kartelën time janë regjistruar ilaçe që unë nuk i kam marrë kurrë, më janë regjistruar gjilpëra të shtrenjta sikur unë i kam bërë, por që këto nuk figurojnë në listën e ilaçeve të burgjeve. Gjilpëra quhet stoperen ose stoperon. Nuk e di se ku venë këto lekë".

Gazetarja e emisionit ?BOOM? ka arritur të komunikojë me të dënuarin, me nënën e tij, me mjekun e burgut si dhe me drejtorin e emëruar vetëm pak kohë më parë.

Flet e ëma e të burgosurit: Jam nëna e Edmond Mustafait, i dënuar në burgun e Peqinit. Kërkoj një të drejtë për djalin tim, e kam të sëmurë kronikë me veshka, mëlçi, prostatë, astmë. Mjekimet nuk i ka marrë, mjekimet shkrihen pa e bërë fare, në kartelë.

Gazetarja: Patët një takim me djalin sot.

E ëma e të burgosurit: Ilaçet e fundit që i ka dhënë mjeku nuk i ka marrë fare. Ato kushtojnë dhe nuk ja blejnë, recetën e kam unë në xhep që t?ia marr privatisht, ja ku e kam recetën.

Gazetarja: Ka tre lloj ilaçesh këtu dhe receta është dhënë me 26.10.2017.

E ëma e të burgosurit: Këto ilaçe nuk i ka marrë. Ne kemi 16 mijë lekë të reja të ardhura, pensionin tim, i vi një herë në muaj. Atë djalë kam, nuk kam njeri tjetër.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/boom-kartelat-shendetesore-te-te-burgosurve-te-semure-ne-peqin-mbushen-fiktivisht

Recommended