Kartelat shëndetësore dalin nga përdorimi

  • 5 years ago
Kartelat shëndetësore për të cilat janë shpenzuar mbi 7 milion euro do të dalin nga përdorimi për shkak se i tërë sistemi është përcjell më probleme të shumta duke mos dhënë asnjë rezultat nga ajo që ishte premtuar. Institucionet thonë se po punojnë për një zgjidhje të re por pa dhënë detaje ndërkohë që pacientët vazhdojnë të kryejnë shërbimet kush si mundet, disa me kartelat që ende kanë afat e disa me librezat e vjetra, por ka edhe të atillë që shfrytëzojnë edhe kartonët e kaltër.