Mazhoranca “lufte” opozitës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste e ka bërë fakt të kryer nisjen e procedurave ligjore për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, i cili për mazhorancën ka shkelur ligjin me rastin e gjykimit të mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës. Kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të tolerohet që ligji të shkelet nga përfaqësuesit e opozitës në KQZ.

?Vërtetë për të ardhur keq që PD dhe simotra e rigjetur, nuk arrijnë të mbajnë një standar kur flitet për marrëdhënien me ligjin, pasi për ta ligji vlen, peshon dhe gjykohet ndryshe, sipas situatave të ndryshme politike. Për ne ligji njësoj për të gjithë, peshohet njësoj dhe nuk gjykohet, por zbatohet. Prandaj mbështet nismën e kreut të grupit par të nisur procedurat e shkarkimit të kryetarit të KQZ?

Por, jo vetëm Klement Zguri, por Rama paralajëmroi edhe mundësinë e shkarkimit të kreut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, mbi të cilin rëndon një vendim për vjedhje në Itali.

?Ndërkohë që bashkë me ekspertët e Kryeministrisë, po gjykohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Mallakastër, si entitet i gjykuar nga gjykata italiane, që përbën subjekt i ligjit për dekriminalizimit. Fakti se mban teserën e PD nuk e bën virgjëresh ndaj ligjit të dekriminalizimin?

Për herë të parë kryeministri foli edhe mbi bisedimet e Kretës, të cilat shënojnë sipas tij, moment shumë të rëndësishëm dinamikën e raporteve mes dy vendeve.


?Na vjen mirë që më në fund palët janë në tryezë, që nuk bëhet me deklarata në distancë, që cështjet adresohen në mënyrë racionale. Sigurisht që është një proces që vazhdon, jo i lehtë, por që vjen si rezultat i këmbënguljes durimit dhe qetësisë na e kanë shpërblyer me mundësinë sy më sy dhe për t?i folur njëri-tjetrit hapur. Kam shumë besim se këto cështje do adresohen deri në fund ashtu sic duhet dhe mes dy vendeve do hapet një kapitull i ri, sezon i ri dhe do bëjmë gjithcka mundemi që kjo situatë krizash të kthehet në situatë marrëdhëniesh mes dy vendeve dhe të përfundojë me një traktat strategjik?

Tre ditë para diskutimit të projektbuxhetit në Kuvend, kryeministri Rama tha se garantohet vazhdimi i konsolidimit të rritjes ekonomike. Sipas tij, buxheti bazohet ekskluzivisht në të ardhurat e brendshme, pa fryerje artificial nga borxhet e jashtme. Për Ramën, shëndetësia, arimi, infrastruktura dhe turizmi, do të jenë në forkusin e zhvillimin ekonomik të vendit.
Recommended