Vlahutin: Mazhoranca ti shtrije doren e bashkepunimit opozites - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ishin të pranishëm në një aktivitet me temë ?Hapat e radhës të Shqipërisë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të BE-së.



Ambasadorja Vlahutin tha se 12 muajt në vazhdim deri në qershor 2019 do të jenë të vështirë ndaj është me rëndësi që të arrihet një lloj konsensusi sa më shpejt të jetë e mundur për disa cështje që ndajnë opozitën dhe mazhorancën në të mirë të integrimit dhe vendit.



Vlahutin shtroi se mazhoranca duhet të shtrihe dorën e bashkëpunimit tërë kohën sepse ka rolin kryesor dhe pa të procesi është I pamundur. Ajo tha se në vijim do të shikohet edhe legjislacioni, sesa larg standartit të Bashkimit Europian është.



Vlahutin vlerësoi maksimalisht punën e bërë me reformen në drejtësi, pasi sipas saj pa të, sot nuk do të ishim këtu.



Ndërkohe Taulant Balla vlerësoi konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së duke pohuar se tani është shumë I rëndësishëm adresimi në kohë I rekomandimeve të OSBE-ODIHR.



Balla shtoi se është se nevojitet një fryme bashkëpunuese në kuvend dhe duhet të marrin fund tentativat për bojkot të parlamentit.
Recommended