Report TV - Nis sezoni i festave në Megatek me hapësira të reja

  • 6 years ago
Sezoni i ri i festave në Megatek nis me promovimin e një hapësire të re. Mbi 3200 artikuj dekorues për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri janë ekspozuar dhe kompozuar me tematika dhe ide të mrekullueshme brenda kësaj hapësire.
Këtë sezon festiv, Megatek është kujdesur që të ofrojë për klientët e tij një larmi ngjyrash dhe dekoresh për të gjitha shtresat e klientëve, duke filluar nga bizneset, deri tek klientët familjarë.

Ajo që bie në sy është se klientët përzgjedhin pikërisht këto kompozime me tematika unike, të punuara me shumë elegancë nga arkitektët e Megatek.

Tashmë në Megatek do të gjeni magjinë e festave mes mijëra kombinimeve,ngjyrave dhe dekoreve.

Recommended