Ora News - Elbasan, arrestohet 45 vjeçari i dënuar për trafik droge në Torino

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 45 vjeçar banues në Elbasan, është arrestuar nga policia për llogari të Interpolit. Shtetasi Afrim Tarelli (Zeneli), u arrestua pasi është dënuar me 6 vite e 10 muaj burg nga drejtësia italiane.

Gjykata e Apelit në Torino me një vendim të datës 22 prill 2011, e ka dënuar Tarellin për veprën penale të trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa pritet të kryhen procedurat e ekstradimit drejt shtetit italian.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/elbasan-arrestohet-45-vjecari-i-denuar-trafik-droge-ne-torino

Recommended