Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj i ftuar në ?360 Gradë? në Ora News, dha një lajm të fortë duke deklaruar se në makinën e kapur në Elbasan është shumë më e madhe se sa 963 mijë euro, ndërsa thotë se këtë e ka të konfirmuar.
Pjesë nga biseda:
Demiraj: Prerjet e mëdhaja janë marrë. 500 dhe 200. Personi i dytë ka marrë sasinë më të madhe të parave.
Doda: Kush ka qenë personi i dytë?
Demiraj: Nuk mund të përmend emra.
Zheji: Ishin disa herë më shumë euro në makinë?
Demiraj: Ishin dy tre herë më shumë. policët që kanë bërë kontrollin e makinës i kanë gjetë të gjitha të ndara. Në atë momente ish-ministri i Brendshëm ka telefonuar zt.Qato dhe i ka thënë të lutem largo patentat. Merre verifikoje me tabulate.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/demiraj-lajm-bombe-ne-makinen-me-patentat-e-tahirit-me-shume-se-1-mln-euro-telefonat-e-ish-ministrit-qaton
Be the first to comment