Ora News – Berat, maskat grabisin çiftin e kamur pasi ikën dritat: Ku e keni djalin?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një çift bashkëshortësh në Donofrosë të Urës Vajgurore u grabitën dhe u dhunuan nga persona të armatosur e të maskuar në këtë banesë ku ata jetojnë

Autorët, numri i të cilëve ende nuk është i qartë, duke shfrytëzuar mungesën e energjisë kanë hyrë në banesë ku ndodheshin vetëm Osmën dhe Drita Baxhia, pasi një nga djemtë e çiftit i sapo kthyer nga Anglia ndodhej të të afërmit.

?Ku e keni djalin??- ka qenë pyetja e shtruar disa herë për çiftin e bashkëshortëve, të cilët janë qëlluar me qytë arme në kokë për shkak të rezistencës

Pyetjet direkte për djalin e familjes dhe fakti se autorët janë larguar nga banesa duke marrë vetëm dy celularë dhe nuk kanë prekur asgjë tjetër ka ngritur dyshime.

Ngjarja ka tronditur çiftin Baxhia dhe banorët e fshatit të cilët thonë se e kanë mësuar në orët e para të mëngjesit

Ata konfirmojnë se familja Baxhia, njihet për gjendje të mirë ekonomike pasi çifti ka dy djem që jetojnë në Angli.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/berat-maskat-i-grabisin-ciftit-te-kamur-pasi-iken-dritat-ku-e-keni-djalin

Recommended