50 - 150 euro për shërbimin/ 10 të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni në Tiranë

  • 6 years ago
10 persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu tha se ky grup i strukturuar kriminal dyshohet se e ka ushtruar aktivitetin e tij kriminal në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë.

Ata shfrytëzonin vajza të moshave të ndryshme për aktivitetin e tyre kriminal dhe çmimet varionin nga 50 - 150 euro. Kreu i policisë tha gjithashtu se aktiviteti i tyre ndërmjetësohej nëpërmjet taksistëve, tashmë të arrestuar. /tvklan.al

Recommended