Ora News - Rama sulmon gazetarët: Jeni për të qarë hallin, flisni përçart

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot gazetarët duke i thënë se ata nuk lexojnë dhe as dëgjojnë.
Jashtë ambienteve të Kuvendit, shefi i qeverisë i tha gazetarëve se abuzojnë dhe flasin përçar.
Rama: Ju s?keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni sa të doni, por e vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madhe jo në rastin konkret por në tërës, ku akuzat kërcasin dhe ju u përçoni si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as ka përgjegjësinë për atë që përçon.
Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por kushtetetutën e Shqipërisë, për të mbrojtur ligjin dhe drejtësinë.
Cili prej jush do pranonte që pronari ta çonte në burg me idenë që mbase dikush nga ju ka vjedhur ndonjë mikrofon dhe e ka çuar në shtëpi. Cili?
Këtë nuk e vendos gjykata dhe nuk keni si ta kuptoni ju për fatkeqësinë tuaj që as lexoni, as përpiqeni të thelloni dhe as nuk doni të dëgjoni për çfarë bëhet fjalë. Sepse po të ishte kështu sic thoni ju, atëherë cili është roli në Kuvendin e Shqipërisë në këtë rast. Dini të ma thoni?
Ça është Kuvendi i Shqipërisë? Një studio noteri që vulos një çertifikatë!
Çfarë është komisioni i mandateve?
Një tufë hunjsh që janë aty thjesht për tu tundur sipas muzikës që i ofron Prokuroria! Pse nuk e keni kuptuar akoma?!
Për çfarë është aty Komisioni i Mandateve? Dhe këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, po jua përsërish. Këtu bëhet fjalë për një gjë shumë ekstreme, arresti me burg.
Ju kam dëgjuar edhe juve. Ju jeni më të pafajshmit në fakt në këtë histori.
Ato kokat e mëdhaja që tundin dynjanë nëpër kulbet e katundit mediatik.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-sulmon-gazetaret-as-lexoni-dhe-as-degjoni-flisni-percar/

Recommended