Report TV - Zjarr në Lezhë, digjet një banesë, humbet jetën i moshuari

  • 6 years ago
Një banesë në fshatin Rrile të Lezhës është përfshirë nga zjarri rreth orës 11:15, ku mësohet se prej flakëve ka humbur jetën një i moshuar.

Mësohet se i moshuari që ka humbur jetën është Gjet Deda, 85 vjeç dhe se flakët janë shuar nga fqinjët e tij. Shërbimet e zjarrfikëses dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes.
Sipas familjarëve të viktimës, zjarri ka nisur pasi 85- vjeçari i kishte rënë cigarja në dyshek, i cili ka marrë flak shumë shpejtë, ku për shkak të moshës së thyer, i moshuari nuk ka mundur të largohej.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Gjet Deda ka qenë vetëm në banesë.

Recommended