Ora News - Sarandë, nxënësi plagos me thikë shokun e klasës në orën e mësimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy nxënës të shkollës së mesme ?Antoni Athanas? në Sarandë janë konfliktuar me njëri tjetrin duke arritur deri në përdorimin e thikës.
Gazetari i Ora News Geraldi Bregu informon se ngjarja është shënuar gjatë orës së dytë të mësimit në shkollën e mesme kur K. Xh, 17 vjeç plagosi me thikë shokun e klasës K.B.
Bodini është dërguar në spital dhe pasi ka marrë mjekimin e duhur për plagët e lehta në krah dhe në brinjë është larguar, ndërsa djaloshi tjetër është shoqëruar në komisariat.
Mësohet se ka ndërhyrë mësuesi për t?i ndarë.
Shkolla ?Antoni Athanas? është shkollë e mesme teknike, ekonomike, hoteleri dhe turizëm. Ky është incidenti i dytë i shënuar në këtë shkollë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sarande-nxenesi-plagos-me-thike-shokun-e-klases-ne-oren-e-mesimit/

Recommended