Debati - Reagimi për Tahirin, Shqipëria: Greqia po ndërhyn në punët e brendshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana zyrtare nuk e ka pritur mirë ndërhyrjen e Greqisë në çështjen ende të pashqyrtuar të ish-Ministrit Tahiri, duke i cilësuar komentet e Athinës si një shkelje të hapur të parimit të fqinjësisë së mirë. Në një komunikatë për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë vlerëson se retorika e homologëve helenë ishte provokuese dhe përbën një ndërhyrje të paprecedentë në debatin e brendshëm të një shteti tjetër.
Për Tiranën zyrtare, komentet e Ministrisë së Jashtme të Greqisë në lidhje me çështjen nën shqyrtim të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, përbëjnë një shkelje të rëndë për parimin diplomatik të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.
Në një reagim për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka shprehur indinjatën e thellë ndaj asaj që e quaj gjuhë provokuese dhe ndërhyrje e paprecedentë që u manifestua në komunikatën që u lëshua më datë 19 tetor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/minoritetet-shqiperia-greqia-po-nderhyn-ne-punet-e-brendshme/

Recommended