Për banorët e Dibrës, ujin që e jep zoti nuk mund ta fusësh në tuba! Banor: Atë ujë që e jep zoti nuk futet në tubacione. Ndaj banorët e fshatit Fushë?Çidhën në Arrëz të Dibrës kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i që sipas tyre u dëmton zonën ku kanë jetuar për breza e breza me rradhë. Ata thonë se ndërhyrjet për HEC-in që sipas tyre ka marrë një leje të dyshimtë po thajnë ujin që përdoret për vaditje dhe po dëmtojnë ekosistemin. Banor: Na jepni të drejtën tonë të mbrojmë territorin tonë, të mbrojmë ligjet e shtetit tonë se janë të kundërligjshëm këto. 12 mijë vetë janë strehuar këtu me këto ujëra. E njohur për bukuritë natyrore, në zonë ndodhen disa shpella të shpallura monumente të mbrojtura dhe me vlerë historike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/protesta-kunder-hec-it-banoret-uji-qe-jep-zoti-nuk-futet-ne-tuba/
Be the first to comment