Report TV - Çako shkrin policinë e Elbasanit: Të paaftë, ikin 12 drejtues

  • 6 years ago
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka njoftuar gjatë një konference urgjente për mediat, shkrirjen e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, duke shkarkuar 12 drejtues. Kryepolici tha se policia e Elbasanit ka qenë e paaftë të luftojë kriminalitetin në këtë qytet, ndërsa ngjarjen e 18 shtatorit, ku u godit automjeti i policisë nga "Audi" i blinduar i biznesmenit Petrit Çela, e cilësoi shokuese dhe cenim të rëndë të imazhit të Policisë.

Çako tha se ka komanduar në krye të policisë së Elbasanit, Altin Qaton, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Rendit në Policië e Shtetit. "Ngjarja e Elbasanit ishte cënim i imazhit për punë e Policisë së Shtetit. Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standardeve profesionale por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të ankesave strukturat drejtuese dhe operues në drejtorinë vendore Elbasan ishin të paafta për menaxhimin e situatës së datës 12 shtator.

Recommended