Report TV - Sonte Shqipëri-Itali, blindohet Shkodra, rrugët që janë bllokuar

  • 6 years ago
Sonte në orën 20:45 në Shkodër do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Itali, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror Rusi 2018, ndërsa qyteti verior do të blindohet nga forca të shumta policie.

Përballja me Italinë është më shumë se një ndeshje futbolli për shkak të marrëdhënieve shumë të mira me vendin fqinj duke e kthyer në një festë 90? në Shkodër.

Katër herë kampionët e Botës vijnë për herë të parë në Shqipëri, ndërsa synojnë fitoren për të qenë në vazon e parë për fazën e ?Play- Off?-it, ndërsa kuqezinjtë do të shpresojnë në një rezultat pozitiv për të mbajtur vendin e tretë në grup.

Për këtë ndeshje, e cila është e fundit për kuqezinjtë në këto eliminatore, do ketë kufizime lëvizje dhe bllokim të qarkullimit në disa akse rrugore të brendshme të qytetit të Shkodrës.

Recommended