Negociatat/ KLGJ mban peng konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, dy kushtet që ka bllokuar
  • 3 years ago
Dy nga pesë kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, për caktimin e grupeve negociatore, hapjen e kapitujve të parë nga 33 në total, pra për nisjen e negociatave në praktikë, janë në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bëhet fjalë për krijimin e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese dhe plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Funksionimi i Kushtetueses kushtëzohet pikërisht nga plotësimi i Gjykatës së Lartë, pasi kjo e fundit zgjedh tre anëtarë të Kushtetueses si dhe u hap rrugën Kuvendit dhe Presidencës të zgjedhin anëtarë e tjerë. Ndërkaq, anëtarët e Gjykatës së Lartë duhet të ishin zgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili vetëm pas një ultimatumi të Kuvendit ka vendosur të shpallë të gjitha vendet vakante.
Recommended