Ora News – Rama në Shkodër: Le të fitojë më i miri, por fitorja Shqipërisë ju sjell fat!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Itali, në teatrin ?Migjeni? të qytetit të Shkodrës është hapur ekspozita ?Katër herë kampion?.
I pranishëm në aktivitet ishte përveç kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministri dhe lideri historik i PS-së, Fatos Nano. Kryeministri Rama tregoi ?rrënjët? që e lidhin me futbollin italian, ndërsa uroi që të fitonte më i miri.
Rama: Duke parë kupën e 82-n, u kujtova për atë ditë sepse tifozi i parë italian që kam njohur ishte gjyshja ime, sepse ajo ishte italiane. Më mësoi italishten kur isha i vogël. Jemi rritur me dashuri për futbollin italian.
Shqipëria në atë kohë ishte e izoluar. Çdo të diel duket sikur dëgjonim zëra që vinin nga Marsi apo Hëna. Ajo fitore më bëri të mendoja për gjyshen time. Ishte një ndër ditët më të bukura të jetës si një tifoze e çmendur e Italisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-shkoder-le-te-fitoje-me-i-miri-por-fitorja-shqiperise-ju-sjell-fat/

Recommended