Burg per ata qe vendosin tabela ne rruge

  • 6 years ago
Të gjithë qytetarët, të cilët rivendosin në rrugët kombëtare tabelat apo vazhdojnë të ndërtojnë objekte përgjatë këtyre akseve, do të ndiqen penalisht. Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro tha se denoncimi do të bëhet nga kompanitë e mirëmbajtjes.

?Dua t'u bëj një thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjitha bizneseve që të mos vendosin sërish këto që ne po i heqim ose të tjera. Nuk do të veprohet vetëm me heqje, por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirëmbajtjes, që operojnë në të gjitha akset kombëtare?.

Punonjësit e Drejtorisë së Rrugëve dhe të Inspektoriatit të Territorit janë duke përfunduar pastrimin e askit Tiranë ? Durrës dhe Shkozet ? Plepa. Më pas në radhë është rruga Tiranë ? Vlorë dhe Tiranë ? Hani i Hotit.

Tv Klan

Recommended