Një zjarr ka nisur ditën e sotme në fshatin Margellic në një zonë malore, me një bimësi të dendur.
Mësohet se shërbimet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po punojnë për të vendosur nën kontroll zjarrin. Sipas asaj që bëjnë të ditur burime nga zjarrfikësit, zjarri është duke djegur një zonë e cila është e mbjellë me ullinj.
Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshmen, ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.