Report TV - Ahmetaj: Rritja ekonomike 5.5% deri në fundit të mandatit të dytë

  • 6 years ago
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS se ekonomia shqiptare do vijojë të rritet deri në 5.5% në fund të mandatit të dytë qeverisës. Duke folur me gjuhën e shifrave në prezantimin e objektivave në 100 ditët e para të qeverisë, Ahmetaj tha se parashikimet janë tejet optimiste dhe flasin për mëkëmbjen ekonomike të vendit.

Sa i takon TVSH-së, Ahmetaj tha se ajo do të shtrihet deri tek bizneset me qarkullim nga zero por theksoi se kjo nuk ka rritje të kostos. "Ka rritje të kostos për ata që punojnë në informalitet. Për ata që janë formalë kjo ska kosto?, tha ministri, ndërsa iu referua të dhënave të luftës kundër informalitetit. "Në fazën e parë kemi komunikuar me 13 mijë tatimpagues. Qëllimi i antiinformlitetit është edukimi i tatimpagueseve". Ahmetaj foli gjithashtu edhe për uljen e borxhit publik me 2.2% në 2018-ën.

Recommended