Ora News – Motra e Fildesit i shkruan Veliajt: Kuptuam se ka ende njerëz të mirë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Apelit të përcjellë në Ora News nga familja e gjyqtares Fildes Hafizi i është përgjigjur menjëherë bashkia e Tiranës. Fëmijët dhe prindërit e të ndjerës tashmë jetojnë me një shtëpi pranë tezes të tyre, mbështeten me ndihmë ekomonike dhe qiranë e paguan në mënyrë afatgjatë bashkia e Tiranës. Për të gjithë angazhimin e treguar, dhe fakti që bashkia u është gjendur pranë pas tragjedisë, motra e gjyqtares i ka dërguar një letër falënderimi kryetarit Veliaj. Ndër të tjera Amela Hafizi i shkruan Veliaj se falë ndihmës së Bashkisë, e ardhmja e fëmijëve nuk u ndërpre nga tragjedia.
Rasti i familjes Hafizi, apeli i fëmijëve, i prindërve të së ndjerës përcejll përmes Ora News, solli reagimin e menjëhershëm të Bashkisë së Tiranës, e cila u gjend pranë tyre.
Kryebashkiaku Veliaj, përveç strehimit në një banesë të re me qira dhe mobilimit të saj, u dhe mundësi të dy fëmijëve që të përfitojnë nga 9 mijë lekë në muaj nga pagesa e kujdestarisë dhe transportin falas për në shkollë.
Për të gjitha përpjekjet dhe vendimet, motra e Fildezit, Amela ka vendosur të shprehë mirënjohjen përmes kësaj letre për të gjithë mbështetjen e ofruar në një moment të vështirë të familjes, që u përballën me një dramë kaq të madhe në familjen e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/motra-e-fildesit-i-shkruan-veliajt-kuptuam-se-ka-ende-njerez-te-mire/

Recommended