Report TV - 'Zgjedhorja', Report Tv zbulon dy bashkëkryetarët e komisionit

  • 6 years ago
Të enjten parlamenti do të ngrejë Komisionin për Reformën Zgjedhore. Palët politike kanë qartësuar pozicionet e tyre por ende nuk kanë nisur negociata me njëra-tjetrën. Komisioni do të funksionojmë me numër të barabarte anëtarësh dhe me bashkëkryesim. Formati paraprak është me 5 anëtarë për opozitën dhe 5 për mazhorancën. Report TV ka mësuar se Partia Socialiste do të propozojë për këtë detyrë ish-ministrin e cështjeve vendore, Bledi Çuçi, ndërsa PD do të bashkëdrejtojë me Oerd Bylykbashin.

Partia Socialiste do t?i mbajë të gjithë anëtarët për vete si e vetmja forcë qeverisëse, por e paqartë ngelet situata në kampin opozitar. Burime nga Partia Demokratike thanë për Report TV se përveç bashkëkryetarit Bylykbashi, kjo parti është e gatshme t?i ndajë këto vende me 4 aleatët e saj me të cilët garoi në zgjedhjet e 25 qershorit.

Recommended