Që prej javës së ardhshme të gjithë drejtuesit e mjeteve mund të marrin autorizimin për rifitimin e lejes së drejtimit dhe vërtetimin për lejen e drejtimit online. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri u shpreh se po punohet intesivisht për të ulur burokracitë për qytetarët. Gjiknuri: Për nevojat e procedurave të veta, nuk do tua kërkojë më qytetarëve konfirmimin për gjendjen aktive të mjetit. Do jenë vet institucionet që do ta bëjnë këtë verifikim përmes portalit online e-Albania. Autorizimi për rifitimin e lejes së drejtimit dhe vërtetimi për lejen e drejtimit, të cilat janë shërbime me pagesë do të kryhen nga qytetari online. Pra, përmes portalit e-Albania, çdo qytetar që ka nevojë për këto dokumente mund ta bëjë pagesën online dhe gjithashtu merr vërtetimin online.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rinovimi-i-dokumentave-per-lejet-e-drejtimit-me-kerkese-online/
Be the first to comment