“Vitin tjetër, librat falas” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Librat per arsimin fillor apo 9 vjeçar, duke filluar nga viti i ardhshëm mund te jepen falas. Kjo është deklarata e ministres Nikolla, e cila theksoi se është ngritur nje grup pune qe do te shikoje si mundësinë e realizimit te këtij premtimi.

Ministrja e arsimit iu përgjigj edhe shqetësimit per disa tekste alternative ne shkolla, te cilat iu jepen nxënësve me detyrim. Nikolla konfirmoi se po bëhen verifikimet e nevojshme ne te gjitha institucionet arsimore.


Ne 100 ditët e para, ministrja Nikolla tha se do te nise projekti qe ne 20 shkolla te vendit te këtë ushqim falas per nxënësit.

Gjate zhvillimit te seancës dëgjimore te ministres Nikolla ne Komisionin e Medias pati edhe debate, ku deputete te Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste per Integrim ngritën shqetësime te ndryshme, sa i përket funksionimit te sistemit arsimor ne Shqipëri.

Recommended